BEJRUT

Presidenti i Libanit Emil Lahud, ka hedhur poshtë kërkesat e kundërshtarëve të tij politikë për të dhënë dorëheqjen, pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të opozitës anti-siriane. Lahud është i njohur për qëndrimet pro-siriane, derisa në zgjedhjet e fundit opozita ka fituar shumicën e vendeve në parlament.