MILANO

Dje në orët e pasdites, në një spital të Milanos, ka vdekur gazetari i të përditshmes "Bota Sot", Bardhyl Ajeti.
Bardhyl Ajeti ishte plagosur rëndë më 3 qershor në Bresalc të Gjilanit, nga persona ende të panjohur për Policinë.
Pas trajtimit mjekësor në Prishtinë, Bardhyl Ajeti, ditë më parë, ishte dërguar në një spital të Milanos.