TEHERAN

Ka filluar heshtja zgjedhore në Iran në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në vend. Votuesit duket se janë të ndarë sipas klasave sociale mes ish presidentit Rafsanxhani dhe kryebashkiakut të Teheranit Ahmadinexhad. Rafsanxhani ka deklaruar se zgjidhja e krizës rreth programeve bërthamore të Iranit është çështja urgjente për vendin. Ndërkaq sipas Ahmadinexhad punësimi dhe banimi janë çështjet që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për vendin.