LONDËR

Grupi për fushatën mbi kontrollin e armëve tha se përpjekjet e vendeve më të industrializuara të botës për të çrrënjosur varfërinë në vendet në zhvillim, janë penguar nga shitja e tyre e armëve.
Në raportin e Grupit akuzohen vendet e G-8-s për "eksport të papërgjegjshëm të armëve në disa nga vendet më të varfëra dhe më konfliktuoze".
Barbara Stocking, drejtore e organizatës Oxfam, tha se hulumtimet tregojnë që këto vende janë përgjegjëse për më shumë se 80 përqind të eksportit të armëve në botë.