SARAJEVË

Asnjë vend i Evropës juglindore nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian nëse nuk i përmbush të gjitha kushtet që i janë vënë, ka porositur Doris Pak, kryesuese e delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Evropën juglindore.
Në konferencën e komisioneve parlamentare për integrime evropiane nga vendet e Evropës juglindore, Doris Pak theksoi se vendet e rajonit duhet t'i luftojnë krimin e organizuar, korrupcionin dhe tregtinë me njerëz, ndërsa rekomandoi që problemet të zgjidhen në bashkëpunim me vendet fqinje.