VJENË

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, ka vendosur që prej 1 korrikut, ta rrisë prodhimin edhe për 500 mijë barela, duke e ccuar atë në 28 milionë barrela në ditë.
Ministri saudit i Naftës, Ali al-Naimi, e bëri njoftimin sot në Vjenë, ku 11 ministrat e naftës të OPEC-ut, kanë diskutuar për stabilizimin e çmimit të naftës.
Dje pasdite, çmimi për një barrelë në Nju Jork ishte pak mbi 55 dollarë.