VJENË

Presidenti grek, Karolos Papulias, tha sot se Turqia padyshim i përket Bashkimit Evropian.
Duke folur para gazetarëve në Vjenë, pas takimit me homologun e tij austriak, Heinz Fischer, Papulias tha se nuk ka asnjë arsye për të bllokuar hyrjen eventuale të Turqisë në Union. "rruga e Evropës duhet të jetë e hapur për Turqinë, tha ai.