PARIS

Gazetarja franceze, Florence Aubenas, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Paris, pasi lirimit nga pengmarrja pesë mujore. Së bashku me Aubenas është liruar dhe përkthyesi i saj irakian, të cilët u rrëmbyen në Bagdad më 5 janar të këtij viti. Presidenti francez Jacques Chirac, në emër të qytetarëve francezë, mëngjesin e sotëm, ka shprehur kënaqësinë për fundin e kësaj drame.
"Florence Aubenas dhe Hussein Hanun janë liruar në gjendje të mirë shëndetësore. Në përfundim të këtij rrëmbimi të gjatë e të dhimbshëm prej 157 ditësh, që është përjetuar nga gjithë francezëet, ata më në fund do ribashkohen me familjet e tyre. Dëshiroj të shprehë sot gëzimin tonë dhe të të gjithë popullit francez", tha Chirac.
Aubenas është gazetare e së përditshme "Liberation" dhe ka mbuluar shumë konflikte, përfshi dhe luftën në Kosovë.