MOSKË

Zyrtarët rusë kanë deklaruar se një bombë, që dyshohet të jetë akt terrorist, ka shpërthyer në një tren pasagjerësh që udhëtonte nga Çeçenia në drejtim të Moskës, duke plagosur 40 veta, tetë prej të cilëve janë dërguar në spital.
Askush nuk e ka marrë përsipër atentatin, që ka ndodhur në një ditë feste kombëtare për Rusinë.