RRAMALLAH

Udhëheqësi palestinez, Mahmud Abas, përmes një dekreti ka shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parapara për 17 korrik. Arsyeja për një vendim të tillë sipas Abbas lidhet me kundërthëniet ligjore për zgjedhjet.
Por grupi radikal islamik Hamas, ka deklaruar se shtyrja ka të bëjë me frikën e udhëheqësit palestinez se Hamasi mund të fitojë më shumë vota se lëvizja Fatah.