Parlamenti i Gjermanisë ka ripërtrirë sot mandatin e trupave të saj që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, edhe për një vit. Ministri i Mbrojtjes, Peter Struck, tha se prezenca e forcave të NATO-s vazhdon të jetë e domosdoshme në Kosovë. Gjermania merr pjesë me rreth 2 mijë e 600 trupa në forcën ndërkombëtare prej 17 mijë ushtarëve që shërbejnë në Kosovë.