"Nuk do të paragjykoj çfarë statusi do të ketë Kosova, por Kosova dëshiron pavarësi", deklaroi sot në Lubjanë, kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, pas takimit me shefin e diplomacisë sllovene dhe kryesues i radhës i OSBE-së, Dimitrij Rupel.
Kosumi shfaqi shpresën se bisedimet për statusin e Kosovës do të fillojnë në shtator, dhe "do të përfundojnë brenda një viti".
Kosumi dhe Rupel, e përshëndetën raportin e fundit të Këshillit të Sigurimit lidhur me situatën në Kosovë.
Gjatë vizitës në Odën Ekonomike të Sllovenisë, kryeministri Kosumi u bëri thirrje ndërmarrjeve sllovene që të investojnë më shumë në Kosovë.
Kryeministri ishte i shoqëruar nga një delegacion afaristësh nga Kosova.