PRISHTINË

Policia tha se mbrëmë ka arrestuar 24 veta në fshatin Uglare të Gjilanit, derisa po përpiqeshin të kalonin ilegalisht në Serbi. Tre nga të arrestuarit janë qytetarë të Kosovës, të cilët dyshohen për trafikim të njerëzve, kurse 21 të tjerët, klandestinë, 13 nga Turqia, 4 nga India dhe 4 nga Shri Lanka. Ata janë dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë dhe ndaj tyre po zhvillohen hetime.