BRUKSEL

"Kosova pas Haradinajt", është titulli i raportit për Kosovën publikuar sot nga Grupi Ndërkombetar i Krizave. Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave është tepër kritik ndaj partive politike në Kosovë, që siç thuhet në të, me qendrimet dhe luftën me njëra-tjetrën, rrezikojnë të dëmtojnë proçesin e pritshëm për statusin përfundimtar. Sipas këtij raporti mosbesimi ndaj njëra-tjetrës mes dy partive kryesore, LDK-së dhe PDK-së, po i pengon forcat kryesore politike të arrijnë një konsensus për bisedimet rreth statusit përfundimtar. Raporti thekson se megjithëse bashkësia ndërkombëtare po fillon të lëvizë drejt një forme pavarësie për Kosovën, shkallëzimi i konfliktit të brendshëm politik dhe vrasja e vëllait të ish-kryeministrit Haradinaj tregojnë se rreziqet për paqëndrueshmëri janë serioze. Aftësia ose paaftësia e partive në Kosovë për të bashkëpunuar gjatë muajve të ardhshëm, do të ketë pasoja për aftësinë e Kosovës për të funksionuar si shtet në të ardhmen. GNK-ja thekson në raportin e publikuar sot se ekziston mundësia reale e fraksionalizimit të politikës dhe shoqërisë, ashtu siç ka ndodhur në Shqipëri. Në mesin e rekomandimeve për partitë politike shqiptare kërkohet që presidenti Rugova të lejojë që të intervistohet nga policia lidhur me sulmin kundër tij, derisa ngadrejtuesit e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, kërkojnë që të ofrojnë prova konkrete dhe dëshmitarë për akuzat ndaj qeverisë. Nga PDK-ja kërkohet q ëtë pranojë se ka humbur zgjedhjet e 2004 dhe të punojë për të zgjeruar mbështetjen nëtë ardhmen. Raporti kërkon nga Gjykata e Hagës lirimin me kusht të ish-kryeministrit Haradinaj dhe t'i lejohet bërja e deklaratave konstruktive që i ndihmojnë paqes e stabilitetit, siç ndodhi në rastin e vrasjes së të vëllait. Nga UNMIK-u dhe shoqëria kosovare kërkon ndërmarrjen e nismave për të shuar tensionet e së shkuarës mes mbështetësve të FARK-ut dhe UÇK-së, veçanërisht në rajonin e Dukagjinit, në mënyrë që të gjithë të përqëndrohen tek debati mbi statusin përfundimtar.
PRISHTINË
Kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi tha se kabineti i qeverisjes së mirë është alternativë e qeverisjes së keqe. Ai tha se ky kabinet nuk ka për qëllim paralelizmin me Qeverinë e Kosovës, por do ta sfidojë atë me projekte konkrete në fusha të caktuara. Duke shpallur përbërjen e kabinetit, Thaçi tha se kjo ndërmarrje e Partisë Demokratike synon “reforma në jetën institucionale dhe në ekonomi”. "Bazë e konceptit të këtij kabineti është programi i Partisë Demokratike dhe vizioni i saj për shtet të pavarur e sovran,
pa asnjë kushtëzim", tha Thaçi. Sipas tij, në përbërjen e kabinetit të qeverisjes së mirë ka politikanë, ekspertë të fushave të caktuara dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Kabineti ka 14 departamente dhe në krye të tij është vetë zoti Thaçi.