UASHINGTON

Dhoma e Përfaqësuesve që dominohet nga Republikanët, votoi "pro" shtimit të fondeve për hulumtime në fushën e qelizave embrionale, megjithë kërcënimet për veto nga presidenti.
George Bush e ka kritikuar ligjin, meqë sipas tij, ai do t'i tejkalojë kufijtë e etikës. "Dhoma e Përfaqësuesve e shqyrton ligjin që i shkel standardet e qarta që i kam përcaktuar para 4 vjetësh. Ligji mund të bëjë ta tejkalojmë kufirin etik, duke shkatërruar jetën e njeriut", tha presidenti Bush.