PRAGË

"Është e vështirë shtyrja e mëtejme e zgjidhjes së statusit të Kosovës, deklaroi për radion Evropa e Lirë ministri i Jashtëm i Sllovenisë Dimitrij Rupel, njëherit kryesues i OSBE-së.
Rupel tha se sivjet Kombet e Bashkuara do ta paraqesin raportin, i cili do të verifikojë nëse Kosova i ka përmbushur standardet, që paraqesin kusht për fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës.
"Mendoj se ky raport do të jetë aq pozitiv, sa që bisedimet apo negociatat për statusin e ardhshëm do të fillojnë. Se ku do të çojnë, tash është vështirë të thuhet. Ekzistojnë ide dhe skenare të ndryshme, por pavarësisht nga gjitha ato, duhet gjetur një përgjigje apo kompromis midis konceptit të pavarësisë, të cilin e kërkojnë shqiptarët në Kosovë, dhe konceptit 'më shumë se autonomi, më pak se pavarësi', të cilin e propozojnë serbët dhe malazezët, tha Rupel në një intervistë për radion Evropa e Lirë.