KIEV

Edicionin e 50 të Këngës në Eurovision e ka fituar grekja Helena Paparizou. Në mesin e 24 këngëve konkuruese në finale, shikuesit nga Evropa dhe Izraeli, mbrëmë e votuan më së shumti këngën e saj, "My Number One". Kurse, kënga e Ledina Çelos, e cila e përfaqësoi Shqipërinë në këtë eveniment, u rendit e 16-ta, me 53 pikë.