BEOGRAD

Qeveria e Serbisë ka njoftuar se kushti, të cilin kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi e ka paraqitur për fillimin e bisedimeve, që "qeveria serbe atë ta trajtojë si kryeministër i një vendi fqinj", del "nga sfera e realitetit".
Sipas qeverisë serbe, ky kusht "shërben vetëm që dialogu vazhdimisht të shtyhet ".
"Bisedimet pa kushtëzime dhe gatishmëria për kompromis nuk kanë alternativë, prandaj presim që me kalimin e kohës, Kosumi do të pranojë ta fillojmë dialogun", thuhet në komunikatën e qeverisë serbe.