KABUL

Persona të armatosur vranë sot 6 punëtorë afganë të një organizate humanitare, në një pritë, në rajonin e Zabulit. Gulab Shah Alikhel, zëdhënës i guvernatorit të këtij rajoni, tha që ende nuk është mësuar se për cilën organizatë kanë punuar viktimat, dhe as se kush është përgjegjës për sulmin.