XHAKARTË

Një tërmet i fuqishëm nënujor i ka goditur brigjet e ujdhesës Sumatra në Indonezi.
Agjencia Meteorologjike dhe Gjeofizike e Indonezisë tha se dridhja ishte 6.9 shkallë të Rihterit.
Nuk ka raporte për dëme apo viktima.
Seizmologu Rinto Madjiono tha në Jakarta se tërmeti i sotëm nuk shkaktoi tsunami, sepse epiqendrën e kishte thellë nën detin.