BAGDAD

Së paku 6 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi pranë një xhamie në Bagdad.
Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur një rritje të numrit të sulmeve në Irak, nga 30-40 sulme në ditë në muajt shkurt e mars, në mesatarisht 70 sulme për çdo ditë gjatë majit. Si rezultat i këtyre sulmeve rreth 400 irakianë janë vrarë gjatë dy javëve të fundit.
Lidhur me të tjera zhvillime rreth Irakut nga Senati amerikan bëhet e ditur se janë gjetur dokumenta sipas të cilave regjimi i Sadam Huseinit ka korruptuar politikanë francezë e britanikë, duke iu dhënë deri në 20 milionë barrela naftë në shkëmbim të mbështetjes për regjimin e Sadamit.