PRISHTINË

Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen tashmë ka marrë përgjigje nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat pajtohen parimisht me propozimin e tij për të formuar Forumin joformal politik të Kosovës. Shefi i UNMIK-ut ka theksuar se "asnjëherë nuk ka synuar që forumi të jetë zëvendësim apo shtesë e institucioneve demokratike". Këto komenet Jessen Petersen i ka bërë pas takimit me me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka kërkuar që forumi të jetë jo një trup këshillëdhënës, por vendimmarrës.