Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi sot se dy marinsa amerikanë dhe disa kryengritës të dyshuar, ishin vrarë gjatë luftimeve të djeshme në lindje të Afganistanit. Kurse nga zhvillimet tjera, presidenti Hamid Karzai, ka udhëtuar për në Francë dhe Belgjikë. Gjatë këtij udhëtimi, pritet të zhvillojë bisedime me zyrtarët më të lartë të NATO-s.