MOSKË

Kancelari gjerman Gerhard Schroeder i ka kërkuar falje Rusisë për vuajtjet që regjimi nazist dhe aleatët e tij, i kanë shkaktuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një intervistë dhënë mediave ruse, Schroeder, tha se asnjë vend nuk e ka paguar aq shtrenjtë çmimin e fitores ndaj Gjermanisë së Hitlerit, sa popujt e Bashkimit Sovjetik.