VATIKAN

Papa Benedikti i XVI-të tha sot se mediat mund të ndikojnë në përhapjen e paqes, por mund ta nxisin edhe dhunën. Në ditën botërore të komunikimit social, Papa, nga dritarja e studios së tij, u bëri thirrje gazetarëve që të tregojnë përgjegjësi duke siguruar raportim objektiv.
Ndërkaq duke folur për marrëdhëniet mes katolikëve dhe hebrejve, në një ceremoni për ditëlindjen e 90-të të kreut të komunitetit hebrej të Romës, Elio Toaff, Papa tha se katolikët dhe hebrejtë mund ta vazhdojnë dialogun dhe të shikojnë me "besim" drejt të ardhmes.