VARSHAVË

Parlamenti polak e ftoi Rusinë që të heqë dorë nga trashëgimia sovjetike, ndërkohë që Moska po përgatitet për të festuar 60 vjetorin e fitores mbi Gjermaninë Naziste. Përmes një deklarate, ligjvënësit polakë shfaqën shpresën se Rusia e re do ta shkëpusë veten nga ajo që ata e quajtën "trashëgimi e turpshme e diktaturës totalitare". Presidenti polak Aleksander Kuuasnieuuski do të marrë pjerë në shënimin e 60 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kurse presidenti i Estonisë dhe ai i Lituanisë, kanë refuzuar ta festojnë këtë ngjarje duke e parë si shënim të aneksimit të tyre nga Bashkimi Sovjetik.