LONDËR

Në Britani sot kanë filluar votimet për zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat pritet të votojnë rreth 44 milionë njerëz me të drejtë vote. Kryeminisitri Tony Blair synon të arrijë një fitore të tretë me radhë të laburistëve, derisa edhe anketat e opinionit flasin për përparësi të partisë së tij ndaj konservatorëve dhe liberal-demokratëve.