AMSTERDAM

Ish gjenerali serb i policisë Sreten Lukiç, ka thënë se nuk është fajtor për akuzat e ngritura nga Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë. Mbi Lukiç rëndojnë katër akuza për krime kundër njerëzimit dhe një për krime lufte për vrasje të shqiptarëve gjatë fushatës për dëbim sistematik të shqiptarëve nga Kosova në vitin 1999.