PRISHTINË

Kosova ka bërë përparim në fushën e bashkëpunimit rajonal, por Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë të bisedojnë, sepse nuk kanë rrugë tjetër, ka thënë sot në Prishtinë koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek. Lidhur me krimin e organizuar ai ka thënë se rajoni i Ballkanit tani është vetëm një rrugë nëpër të cilën kalon krimi, por nuk është më gjenerues i krimit.
Zoti Busek ka takuar edhe shefin e UNMIK-ut Jessen Petersen dhe tha se kishte përshtypjen se zgjidhja e statusit të Kosovës do të duhej të fillonte brenda këtij viti.