Kabineti i ri irakian, i drejtuar nga kryeministri Ibrahim al-Jaafari është betuar sot në Asamblenë Kombëtare, por pesë minista dhe dy zëvendëskryeministra janë lënë të paplotësuar. Presidenti i përkohshëm Jalal Talabani e ka cilësuar ditën e sotme historike dhe i ka dëshiruar suksese qeverisë së re. "Në këtë ditë historike, ne po shpallim qeverinë e parë irakiane, qeverinë e parë të zgjedhur dhe të miratuar nga Asambleja Kombëtare. Dëshiroj ta falënderoj dhe përgëzoj popullin irakian dhe shpresoj se kryeministri Jaafari dhe vëllezërit e motrat e tij, do të arrijnë të përballojnë me sukses këtë përgjegjësi të rëndë", tha Talabani.