HAGË

Ministri i jashtëm serbo-malazez, Vuk Drashkoviq, i bëri sot thirrje NATO-s që ta pranojë vendin e tij, "menjëherë dhe pa kushte" në Programin e Partneritetit për Paqe. Ai e bëri këtë deklaratë pas takimit me homologun e tij holandez, Bernard Bot. Drashkoviq e ftoi NATO-n dhe Bashkimin Evropian që t'i mbështesin ndryshimet në shërbimet e zbulimit të Serbisë dhe Malit të Zi. Ai tha se kjo do të ndikonte në aftësinë e Unionit për bashkëpunim të plotë me Tribunalin e Hagës.