BAGDAD

Edhe sot kanë vazhduar sulmet e kryengritësve. Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi për 4 ushtarë amerikanë të vrarë, në një sulm me bombë në verilindje të Irakut. Në qytetin verior Mosul, nga një sulm me bombë në konvojin e policisë, është vrarë një kalimtare, dhe katër ushtarë irakinë janë plagosur. Kurse në Bagdad, nga një seri sulmesh ndaj forcave të sigurisë irakiane, të paktën një polic është vrarë.