JERUSALEM

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka biseduar sot me presidentin e Izraelit, Moshe Katsav, rreth propozimit për një konferencë ndërkombëtare për Lindjen e Mesme, e cila planifikohet të mbahet në fund të këtij viti, në Moskë. Putin ka shprehur dëshirën për bashkëpunim të ngushtë me Izraelin, edhe në luftën kundër terrorizmit. "Askush nuk mund të thotë se po sillemi në mënyrë të papërgjegjshme. përkundrazi, ne po marrim në konsideratë shqetësimet e partnerëve tanë", tha Putin.
Ai është takuar edhe me kryeminsitrin Ariel Sharon, ndërsa nesër do të udhëtojë për në Ramallah, ku do të takohet me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas.