LONDËR

Kryeministri i Britanisë, Tony Blair, është vënë sërish nën presion lidhur me këshillat ligjore që kishte marrë nga ekspertët e tij, në prag të luftës në Irak. Një javë para zgjedhjeve të përgjithshme, Blair ndodhet përballë një raporti të publikuar nga mediat, sipas të cilit këshilltarët e tij kryesorë fillimisht kishin vënë në pikëpyetje legjitimitetin e ndërhyrjes në Irak pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit, dhe më pas, të njëjtit, kishin nxjerrë përfundimin se ndërhyrja ishte e ligjshme. Sipas opozitës, ky dokument tregon se kryeministri e ka keqdrejtuar qeverinë dhe parlamentin në çështjen e Irakut.