KABUL

Ministri gjerman i mbrojtjes Peter Struck tha sot se Gjermania dëshiron t'i zgjerojë operacionet ushtarake në Afganistan. Ai e bëri këtë deklaratë pas takimit në Kabul, me homologun e tij afgan Rahim Wardak. Struck i cili do të takohet sot edhe me presidentin Hamit Karzai, tha se Afganistani ende "nuk është i qetë dhe stabil". Gjermania ka qenë furnizuesja kryesore e Forcës Ndërkombëtare për Sigurinë në Afganistan, e cila është nën komandën e NATO-s.