KABUL

Ushtria amerikane bëri të ditur se forcat afgane të sigurimit kufitar dhe ato të koalicionit, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë kapur 479 kilogramë heroinë në kufirin veriperëndimor të Afganistanit. Njësia e sigurimit ka arrestuar 7 persona. Presidenti afgan Hamid Karazai ka deklaruar "xhihad" ose luftë të përgjithshme kundër drogave ilegale.