PRISHTINË

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe "Ora", kanë lëshuar punimet e Kuvendit të Kosovës. Pozita nuk ka pranuar të shtrohen për debat çështja e decentralizimit dhe e ngritjes së një komisioni ad-hoc, për hetimin e akuzave për përfshirje të disa zyrtarëve qeveritarë në krimin e organizuar. Opozita në shenjë pakënaqësie ka braktisur punimet e Kuvendit.