BEOGRAD

Së paku 192 kroatë, të burgosur lufte janë vrarë nga forcat serbe në atë që njihet si masakra e Ovçarës, ka deklaruar eksperti serb Millosh Tasiç, në gjyqin ndaj 18 serbëve të akuzuar me këtë rast. Tasiç ka thënë se mbi 540 goditje plumbash janë gjetur në trupat e viktimave, që ishin kryesisht nga Vukovari, derisa të gjithë ishin qëlluar në kokë.