NJU DELHI

Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf edhe sot e vazhdon vizitën e tij në Indi. Është planifikuar, që sot ai, së bashku me kryeministrin e Indisë, Manmohan Singh do ta ndjekin takimin sportiv në kriket ndërmjet Indisë e Pakistanit e pastaj do ti fillojnë bisedimet që synojnë ndërtimin e masave të besimit për zgjidhjen e çështjes së Kashmirit.