AJMER

Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf arriti sot në Indi, për vizitën e parë në katër vitet e fundit, ku do të takohet me zyrtarët më të lartë të Indisë. Ai tha se e fillon këtë vizitë me "mesazhin e paqes dhe bashkimit". Vizita bëhet në kohën kur lideri i grupit më të madh militant në Kashmir ka shprehur gatishmërinë për bisedime për paqe, nëse për këtë ftohet nga autoritetet e Indisë.