BAGDAD

Së paku 10 persona janë vrarë gjatë sulmeve të kryengritësve në Bakuba dhe Kirkuk të Irakut. Në mesin e tyre janë edhe 6 pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë. Ndërkohë, raportohet se disa myslimanë shiitë po mbahen peng në Maden, nga nje person që besohet se është mysliman synni. Ai ka kërcënuar se do t'i vras nëse shiitët nuk largohen nga qyteti.