PRISHTINË

Policia ende nuk e ka një pistë të qartë për hetimin e vrasjes së djeshme të Enver Hardinajt, vëlla i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe nuk mund të thotë asgjë zyrtarisht lidhur me kryesit e kësaj vrasjeje dhe as për motivet.
"Hetimet menjëherë kanë filluar në drejtim të identifikimit të kryesit të mundshëm të veprës penale dhe ndërkohë personi i cili ishte me të ndjerin Enver Haradinaj u është nënshtruar pyetjeve nga policia për atë që ka vërejtur në vendin e ngjarjes lidhur me automjetin e personave të dyshimtë", tha zëdhënësi i policisë Refki Morina.
Dita e nesërme kur do të varroset Enver Haradinaj, është shpallur ditë zie në gjithë Kosovën nga presidenti Ibrahim Rugova.