PRISHTINË

Trupat e Mbrojtjes së Kosovës janë autorizuar për kryerjen e aktiviteteve ceremoniale në Kosovë, që zbatohen në aktivitete të ndryshme publike si edhe gjatë vizitave të zyrtarëve të huaj në Kosovë. Ky vendim është marrë sot në takimin e Grupit të Lartë Punues për TMK-në. Pas këtij takimi, kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, duke u përqendruar dhe në proçesin e përgjithshëm politik ka thënë se pret që edhe vlerësimi i muajit prill për standarde të jetë pozitiv si dhe ka paralajmëruar shpalljen e pilot-projekteve në kuadër të decentralizimit.