STRASBURG

Parlamenti Evropian vendosi sot që anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë të bëhet në vitin 2007. Komisioneri për zgjerim Olli Rehn tha se këto vende duhet të bëjnë edhe shumë reforma dhe në rast të dështimit Komisioni Evropian nuk do të hezitojë të shtyjë anëtarësimin.