PEKIN

Dy organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch dhe "Human Rights in China", kanë akuzuar qeverinë kineze se po keqpërdor ligjet për të shtypur bashkësinë ugure në vend.
Në rajonin e banuar me ugur, që janë shumica myslimanë, Kina në mënyrë sistematike po ushtron presion dhe mbi të drejtat fetare të popullsisë, duke përfituar nga atmosfera e krijuar pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit nëdaj Shteteve të Bashkuara.