Shtetet e Bashkuara e kanë këshilluar Bashkimin Evropian se mund të ketë "kundër-reagim" nëqoftëse BE-ja e heq embargon e armëve ndaj Kinës.
Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Robert Zoellick i bëri këto komente në Bruksel.
Ai tha se unioni do t'i dërgonte "mesazhe të gabuara" Pekinit, nëqoftëse do ta konsideronte një hap të tillë.
Zoellick tha se kjo "nuk do të ishte mirë" për marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke shtuar se në një konflikt të mundshëm në të ardhmen, armët evropiane do të ndihmonin "për të vrarë burrat dhe gratë amerikane".
Bashkimi Evropian i vendosi Kinës embargo për armë në vitin 1989 pas shtypjes së dhunshme të protestave demokratike në sheshin Tiananmen.