BERLIN

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer, do vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën të martën dhe të mërkurën. Në Durrës ai do të marrë pjesë edhe në takimin e shefave të diplomacive ballkanike, ku marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë dhe Serbisë e Malit të Zi. Temë e takimit janë përpjekjet e këtyre vendeve për integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Në Prishtinë ai do takohet me përfaqësuesit e administratës ndërkombëtare, të KFOR-it si dhe me kryetarin Rugova dhe kryeministrin Kosumi.