DAMASK

I dërguari i Kombeve të Bashkuara Terje Roed Larsen tha sot se qeveria e Sirisë është zotuar se më së largu deri me 30 prill, do të tërheq të gjitha trupat ushtarake dhe shërbimet informative nga Libani. Roed Larsen i bëri këto komente pas takimeve në Damask me presidentin e Sirisë Bashar al Assad dhe ministrin e jashtëm Farouk al Sharaa. Tërheqja e trupave të staciouara në Liban që nga viti 1976 është kërkesë e rezolutës së OKB-së, kërkon edhe përfundimin e ndikimit politik të Sirisë në Liban.