PRISHTINË

Fernando Gjentilini, përfaqësuesi i zyrtarit të lartë të BE-së, Havier Solana tha sot në Prishtinë se është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdoj me përmbushjen e standardeve kryesore, e veçanërisht të procesit të decentralizimit. Pas një takimi me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Hashim Thaçi, zoti Gjentilini kërkoi që, në këtë moment, të gjithë udhëheqësit kosovarë të punojnë së bashku me ndërkombëtarët për tu përgatitur për sfidat që i presin. Lideri opozitar, Hashim Thaçi kërkoi qartësimin e qëndrimit të Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës. Ai mëtutje vlerësoi se "Unmiku ka dështuar në garantimin e funksionitmit demokratik të institucioneve".