TIRANË

Forcat shqiptare dhe amerikane sot i kanë gjetur të nëntë trupat e pajetë të personave që vdiqën nga pasojat e përplasjes së aeroplanit ushtarakt të Shteteve të Bashkuara në malet në Shqipërinë Jugore. Gjetjen e të gjithë trupave të ushtarëve amerikanë e ka konfirmuar zëdhënësi i ministrisë së mbrotjes së Shqipërisë, Lorenc Vangjeli. Zyrtarët kanë thënë se një ekip amerikan do ti hetoj shkaqet e përplasjes së aeroplanit C-130. Ky aeroplan, që ishte ngritur nga pista e aeroportit Rinas të Tiranës, po merrte pjesë në ushtrimet e përbashkëta ushtarake të Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara.